Aktualitet Bota

Evakuimi pa kthim dhe egërsia në qytetin e Gazës

Në rrënojat e një qyteti të fshirë nga harta, banorët e Gazës jetojnë me frikën se çdo hap drejt shpëtimit, është në të vërtetë një lamtumirë pa kthim.

Që nga 14 gushti 2025, mbi 140 nijë banorë janë larguar nga Gaza City duke u drejtuar drejt jugut për të shpëtuar nga bombardimet dhe ofensivat tokësore të Izraelit.  

Shpërthimet dhe granatimet kanë shkatërruar lagje të tëra, ndërtesa banimi dhe ndërtesa publike. Pamjet satelitore tregojnë se më shumë se 90% e ndërtesave në disa zona janë dëmtuar seriozisht ose shkatërruar.

Një korridor i përkohshëm me qëllim evakuimin e civilëve nga zona e Gaza City është hapur nga forcat izraelite përgjatë rrugës Salah al-Din. Por shumë prej banorëve që largohen raportojnë se nuk ka një vend të sigurt për t’i ofruar strehim, pasi jugu i zonës është gjithashtu i mbingarkuar dhe kushtet jetësore janë të rënduara.

Familje të tëra ikin më këmbë, duke bartur pak sende me vete, disa fëmijë pa ushqim, pa ujë të pijshëm dhe pa shpresë për të ardhmen. UNICEF denoncon si jonjerëzore situatën ku pothuajse gjysma e fëmijëve duhet të largohen nga shtëpitë e tyre nën kushtet më ekstreme.

Kampi Al-Mawasi, i vendosur në jug, konsiderohet një vend i sigurt nga autoritetet. Por aty kushtet janë të tmerrshme: mungesë uji, mungesë shërbimi sanitar, strehim në kushte të papështatshne dhe mbipopullim.

Shërbimet e kujdesit shëndetësor janë në prag të kolapsit. Spitalet nuk munden të përballojnë fluksin e të lënduarve, mungesa e barnave është problematike. Një pjesë e madhe e infrastrukturës; rrugët, uji, energjia elektrike, është shkatërruar ose e dëmtuar rëndë.

Hartat satelitore tregojnë se ndërtesa autobanurore, rrugë kryesore, lagje të tëra janë shkatërruar ose dëmtuar thellë. Zona veri-perëndimore dhe Gaza City janë ndër më të goditurat.

“Nuk kam vend për të shkuar. Edhe aty ku më thanë se do jesh e sigurt, lufta ndjek vdekjen.”-shprehet Raeda el-Far, e larguar disa herë nga zona e saj.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *