Aktualitet Shqipëria

Fillon gara për kreun e ri të SPAK, kandidatët kanë afat për aplikim deri më 8 tetor

Mandati i Altin Dumanit përfundon më 18 dhjetor; KLP kërkon nga prokurorët e SPAK të dorëzojnë platformat dhe dokumentacionin brenda tre javësh.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka nisur procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ndërsa mandati i drejtuesit aktual, Altin Dumani, përfundon më 18 dhjetor 2025.

Relatori i çështjes, Sokol Stojani, tha se sipas ligjit drejtuesi i SPAK zgjidhet nga radhët e prokurorëve të kësaj strukture, me shumicën e votave të anëtarëve të KLP-së, për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje.

Në mbledhjen e sotme, u vendos që kandidatët të kenë afat tri javë për dorëzimin e aplikimeve, pra deri më 8 tetor 2025. Çdo kandidat duhet të paraqesë një platformë mbi mënyrën se si do të drejtojë SPAK-un, si dhe dokumentacionin që vërteton përvojën profesionale.

Vendimi u miratua unanimisht nga KLP, me 11 vota pro, pa asnjë kundër.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *