
BE synon të godasë marrëveshjet tregtare preferenciale me Izraelin, që përfaqësojnë mbi një të tretën e shkëmbimeve dypalëshe.
Komisioni Europian po përgatit një paketë sanksionesh ndaj Izraelit, e cila synon të godasë një pjesë të konsiderueshme të shkëmbimeve tregtare mes dy palëve.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, deklaroi për se masa do të prekë pjesën e tregtisë që zhvillohet në kuadër të marrëveshjeve preferenciale mes BE-së dhe Izraelit. Kjo përbën rreth 37% të vëllimit tregtar prej 42.6 miliardë eurosh (50.45 miliardë dollarë) të regjistruar në vitin 2024.
“Kjo do të ketë një kosto të lartë për Izraelin, nëse miratohet,” -tha Kallas. Ajo shtoi se miratimi i masës kërkon shumicën e shteteve anëtare, duke pranuar se kjo do të jetë e vështirë për t’u arritur.
Kallas nënvizoi urgjencën e situatës: “Pyetja ime për të gjithë homologët, sepse nuk është vetëm Gjermania, ishte: nëse ju pranoni se situata është tepër e rëndë, katastrofike dhe e papranueshme, atëherë çfarë bëjmë për këtë?”
Në përfundim, ajo u bëri thirrje vendeve që të propozojnë zgjidhje nëse nuk e mbështesin këtë masë: “Nëse nuk i mbështesni këto masa, atëherë çfarë masash mund të mbështesni? Sillni alternativa.”