Aktualitet

Po vizitonte Thethin dhe Valbonën, humb jetën turisti holandez

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Alpet Shqiptare, ku një turist holandez ka humbur jetën, pasi ka rënë në një humnerë në shtegun malor mes Thethit dhe Valbonës, në zonën e Qafës së Valbonës.

Raportimet nga vendngjarja bënë me dije se viktima ishte pjesë e një grupi turistësh të huaj që po udhëtonin pa guidë të organizuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, kur miqtë e tij njoftuan shërbimet e emergjencës pas rrëshqitjes së tij nga një shkëmb në një terren të thepisur.Menjëherë pas alarmit, u mobilizuan Policia e Shtetit, ekipet e kërkim-shpëtimit malor, staf mjekësor si dhe një helikopter nga Tirana, për të lehtësuar ndërhyrjen në zonën e vështirë malore.Në operacion morën pjesë edhe specialistë nga Shqipëria dhe Kosova, si pjesë e bashkëpunimit rajonal për situata emergjente.

Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor dërgoi një ekip profesionistësh nga Valbona, ndërsa në ndihmë u angazhua edhe një ekip nga Federata e Bjeshkatarisë së Kosovës.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve të natës, operacioni zgjati disa orë dhe trupi i pajetë u arrit të nxirrej vetëm në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *