Hajde merre vesh! Evis Sala, një profesore me tituj e libra, një diellëz që pritej të ndriçonte në shkencë, pranoi të bëhet ministre e Shëndetësisë! Një post që e lidh me tendera, prokurime e koncesione dhe, sigurisht, me kolegen e saj Diellza.
Po pse e pranoi? Pse la shkencën e flaku mikroskopin për t’u marrë me koncensionet, tenderat e prokurimet?
Apo, pse iu lut me përgjërim Edi Rama dhe s’ia prishte dot?
Apo s’mund se karriera e saj ka qenë gjithmonë nën hijen e , pronarit të Spitalit Amerikan? Fillimisht dekane në universitetin e tij privat, pastaj rektore, dhe sot ministreshë si Diellza digjitale! Pra, nga zyra e shef Allajbeut, tek zyra e qeverisë Rama. Kjo quhet “rritje profesionale”, që arrihet vetëm nëpërmjet aplikacionit ‘E-Rama’…
Dhe që karshillëku i Ramës ndaj drejtësisë në këtë rast të jetë më i qartë, na vjen në ndihmë fakti që, një nga koncesionet më të mëdha të shefit, 84 milionë euro për Hemodializën, është nën hetim nga SPAK…
Pra, Edi përzgjodhi ministre për shëndetin tonë, apo menaxhere “të aftë” të parave tona për llogari të oligarkëve…?