Shqipëria

Përplasje në Parlament, socialistët kërkojnë ndëshkime për opozitën

Mazhoranca kërkon përjashtimin e deputetëve demokratë pas skenave të dhunshme që përshkallëzuan tensionin në sallën e Kuvendit.

Seanca e sotme plenare në Kuvend u shoqërua me tensione të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Deputetët demokratë kundërshtuan ashpër, duke hedhur shishe uji dhe madje edhe Kushtetutën në drejtim të Kryeministrit Edi Rama dhe disa ministrave, pas vendimit të socialistëve për të miratuar në mënyrë të njëanshme programin qeverisës.

Në reagim ndaj këtij incidenti, grupi parlamentar i Partisë Socialiste i është drejtuar Komisionit të Etikës, duke kërkuar përjashtimin e deputetëve demokratë që u përfshinë në skenat e dhunshme. Socialistët e konsideruan sjelljen e opozitës si cënim të rëndë të etikës parlamentare, ndërsa theksuan se Kuvendi nuk mund të kthehet në arenë kaosi.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *