Aktualitet Shqipëria

Shkarkimi i Veliajt hyn në rend dite: Këshilli Bashkiak mblidhet më 23 shtator

Socialistët dorëzojnë zyrtarisht kërkesën për shkarkimin e kryebashkiakut; vendimi pritet të diskutohet në mbledhjen e së hënës nga Komisioni i Çështjeve Ligjore.

Shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pritet të diskutohet zyrtarisht më 23 shtator, ora 18:00, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Kërkesa është firmosur dhe përcjellë nga socialistët, duke u bazuar në nenin 52 dhe 62, pika c, të ligjit nr. 139/2015 për vetëqeverisjen vendore, i ndryshuar.

Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Mëgí Fino, ka bërë me dije se pika e rendit të ditës do të jetë “Propozimi për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj”. Ndërkohë, Komisioni i Çështjeve Ligjore dhe Drejtësi Sociale do të shqyrtojë çështjen më 22 shtator, ora 16:00, përpara mbledhjes plenare.

Ky vendim vjen pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e Veliajt, ndërsa Këshilli Bashkiak pritet ta formalizojë shkarkimin e tij në mbledhjen e 23 shtatorit.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *