Bota

El Salvadori në “epokën Bukele”: brenda mega-burgjeve dhe modelit që trondit Evropën

Pak gazetarë lejohet të filmojnë nga brenda burgjet e reja të El Salvadorit. Lucas Menget, autor i dokumentarit “Salvador, një model që shqetëson”, përshkruan një sistem të centralizuar, ku ulja e kriminalitetit shoqërohet me masa drastike që vënë në pikëpyetje të drejtat dhe liritë civile.

Menget vizitoi mega-burgun CECOT (Qendra e Konfinimit të Terrorizmit) dhe Mariona/La Esperanza. Në Mariona, autoritetet i shfaqën : punishte elektrikë, marangozë e hidraulikë, klasa mësimi dhe një bandë muzikore me të burgosur. Por qelitë nuk u lejuan të xhiroheshin. Sipas tij dhe dëshmive të aktivistëve lokalë, ka pretendime për mbipopullim, keqtrajtime, madje edhe raste torture.


Drejtuesit e burgjeve e përshkruajnë programin si riintegrim përmes punës: askush s’mund të rrijë pa bërë gjë. Menget ngre dyshime për punë të detyruar pa shpërblim, ku kompensimi mund të jetë vetëm ulje dënimi. Ai përshkruan edhe një servis makinas brenda burgut dhe pyet: kujt i shërbejnë realisht këto punë?

Në CECOT, akses i plotë u dha vetëm në hapësira të caktuara. Menget përshkruan qetësi të thellë, të burgosur të numëruar (rreth 80 për qeli), drita artificiale 24/7, një tualet për qeli dhe gardianë të maskuar në roje të përhershme. Daljet për ushtrime e lexim”zgjasin pak minuta dhe ndodhin si “balet” i mirëkoreografuar. Gjatë një interviste të lejuar, një i burgosur, nuk shfaqi pendesë, duke ilustruar se strukturat e bandave jetojnë edhe brenda mureve.

Autoritetet japin shifra të ndryshme për numrin e të burgosurve në CECOT; kapaciteti zyrtar përmendet 45 mijë, por objekti është larg të qenit plot, sipas Menget. Madje, ai citon probleme infrastrukturore (ujërat e ndotura) që do ta bënin të paqëndrueshëm funksionimin në kapacitet maksimal.

Ministri i Drejtësisë e Sigurisë i tregon Menget një mur monitorimi me akses në kamerat e vendit në kohë reale, simbol i një shteti mbikëqyrës. Zyrtarisht pranohet se ka edhe të pafajshëm në burg, si “efekt anësor” i regjim-it të jashtëzakonshëm. Në terren, Menget përshkruan rritje të ndjeshme të sigurisë publike (mund të ecësh në 2 të mëngjesit me telefon në dorë), por edhe frikë për të folur dhe vetëcensurë.

Sipas Menget, sistemi funksionon në uljen e krimit, por pyetja kyçe mbetet me çfarë kosto?. Ai sheh glorifikim të figurës së presidentit Nayib Bukele dhe një strategji të dyfishtë: turizëm, investime, imazh modern nga njëra anë; represion i fortë dhe kontroll nga tjetra. Popullariteti i Bukeles është i lartë, por regjimi i jashtëzakonshëm po ngjall gjithnjë e më shumë shqetësime edhe pse, me zë të ulët.

El Salvadori shfaqet si laborator sigurie me rezultate të pamohuara në statistika kriminaliteti dhe si paralajmërim demokratik për vendet që tundohen ta kopjojnë: rend pa liri është një ekuacion që kërkon përgjigje para se të importohet.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *