Një shpërthim i fuqishëm në një supermarket të rrjetit “Waldo’s” në qytetin Hermosillo, në shtetin Sonora të Meksikës, ka shkaktuar humbjen e jetës së të paktën 23 personave, sipas raportimeve të mediave lokale.
Shpërthimi ka ardhur pas një zjarri që përfshiu supermarketin. Edhe pse autoritetet ende nuk kanë dhënë një bilanc zyrtar, burime mediatike raportojnë për mbi 10 persona të plagosur.
Hetimet kanë nisur për të zbuluar shkakun e incidentit. Një rrjedhje gazi ose grumbullim karburanti po konsiderohen si shkaqe të mundshme, sipas gazetës “La Jornada”.
Sekretariati i Sigurisë Publike të Sonorës ka përjashtuar mundësinë e një sulmi apo akti dhune.
Presidentja Claudia Sheinbaum ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe ka deklaruar se është në kontakt me guvernatorin e Sonorës, Alfonso Durazo.
Ajo ka urdhëruar dërgimin e një ekipi mbështetës për familjet dhe të plagosurit
