Taborri i Peqinit Një ngjarje për trimërinë e treguar nga luftimet në kodrat e Beltajes në Shkodër, nga një kompani e Taborrit të Peqinit, të komanduar nga Fak Dehima, që luftonin në frontin e parë kundër malazezëve. Jepet urdhëri për tërheqje nga që forcat malazeze kishin avancuar, por kjo kompani nuk u tërhoq, por vazhdoi luftimet. Komanda e Taborrit dhe komanda e përgjithshme mendoi se kompania u asgjësua, por të nesërmen, mbas 13 orësh u mesua se rezistenca e kompanisë kishte detyruar forcat malazeze të tërhiqeshin.Në perberje të kësaj kompanie ishin: Asim Bejtja, që fatkeqësisht vritet, Sulejman Kalemi, Ibrahim Magani, Osman Gripshi, Musa Gripshi, Dervish Gaxhja, Abdyl Çela, Jaho Bici plagosen si dhe shumë luftëtarë të krahinës së Vrapit, të cilët morën medalje trimërie.
Nga Genc Gripshi.
