
Sot përfundon afati tre javor i caktuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë ndaj prokurorëve të posaçëm për të shfaqur interes për pozicionin e drejtuesit të SPAK.Deri më tani, në KLP kanë dorëzuar aplikime prokurorët Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnand Xholi.Mandati i drejtuesit të SPAK është 3-vjeçar dhe pa të drejtë rizgjedhjeje. Në 6 vitet e ekzistencës, SPAK është drejtuar nga Arben Kraja dhe Altin Dumani, me këtë të fundit që mbyll mandatin e tij në dhjetor.Pas mbylljes së afatit, KLP do të ketë në dispozicion dy muaj për të shqyrtuar kandidaturat, zhvilluar intervistat publike dhe për të marrë vendimin me votim.
.