
Lokali në Uells mbyllet për pastrim të thellë, Public Health Wales qetëson qytetarët se rreziku për publikun mbetet i ulët.
Dhjetëra klientë janë helmuar pas konsumimit të drekës së së dielës në pubin Corner House Inn në Llangynwyd, pranë Maesteg në Uells. Ngjarja ndodhi më 1 dhjetor, pas së cilës lokali njoftoi mbyllje të përkohshme për një pastrim të thellë.
Autoritetet shëndetësore konfirmuan se 43 persona kanë raportuar simptoma helmimi, ndërsa analizat kanë identifikuar bakterin clostridium perfringens si shkaktar. Public Health Wales theksoi se rreziku për publikun është i ulët dhe se nuk pritet shtim i rasteve.
Hetimi po finalizohet në bashkëpunim me bordin shëndetësor lokal dhe oficerët e higjienës mjedisore, ndërsa pub-i ka deklaruar se po bashkëpunon plotësisht për të garantuar sigurinë ushqimore dhe rikthimin normal të aktivitetit.
Ngjarja ka hapur diskutime për standardet sanitare në objektet e ushqimit, veçanërisht gjatë fundjavave kur fluksi i vizitorëve është i lartë.
