

Kryeministri i Katarit kërkon qartësi për disa pika të marrëveshjes, ndërsa ofensiva izraelite vijon me dhjetëra viktima të reja
Situata në Gaza vijon të përshkallëzohet, edhe pse diplomacia po përpiqet të gjejë një rrugëdalje. Sipas burimeve diplomatike, Hamas po shqyrton planin 20-pikësh të presidentit amerikan Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi nga Shtëpia e Bardhë s’e ka pranuar këtë propozim, por ushtria izraelite vijoi bombardimet, duke lënë të paktën 45 palestinezë të vrarë që prej mëngjesit.
Kryeministri i Katarit u shpreh se disa pika të planit kërkojnë ende sqarim e negociata, por shtoi se palët duhet të shfrytëzojnë mundësinë për të ndalur luftën. Nga ana tjetër, palestinezët theksojnë se shumë pyetje mbeten pa përgjigje, përfshirë se si do të funksionojë një forcë e mundshme stabilizimi ndërkombëtare në enklavë.