Alnioni, një 8 vjeçar nga fshati Bashaj i Vlorës, është nisur drejt Tiranës me helikopterin e emergjencave për mjekim të spcializuar. Dje, ai është qëlluar nga mushka me shkelmë në pjesën e përparme të kokës dhe sot do ju nënshtrohet kontrolleve.
Për shkak se rruga e fshatit të thellë në malet e Vlorës është dëmtuar për shkak të motit të keq të ditëve të fundit, vogëlushit i është dhënë ndihma e parë në shtëpi dhe sot, është nisur drejt Tiranës.
