Aktualitet

Mijëra euro, prona dhe kompani sigurimi, SPAK sekuestron pasuritë e grupit kriminal të dënuar në Belgjikë

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 25 pasuri të ndryshme të një grupi personash të dënuar për krime të rënda në Belgjikë.Vendimi është marrë në kuadër të një procedimi pasuror të nisur në vitin 2024 ndaj shtetasve me inicialet D.D., D.S., B.A., A.H., L.V., dhe D.H..Këta persona rezultojnë të dënuar në Belgjikë për vepra penale të rënda, përfshirë “Vjedhje në bashkëpunim” dhe pjesëmarrje në “Grup të strukturuar kriminal”, të cilat përkojnë me nenet 134, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal të Shqipërisë.Pasuritë e sekuestruara përfshijnë:· Pasuri të paluajtshme: 9 prona· Subjekt tregtar: 1 (“GUARD SECURITY”)· Automjete dhe mjete motorike: 6 (3 automjete + 3 motorë)Shuma monetare:Euro: 77,360 €Lekë: 2,055,000 ALLPaund britanik: 1,150 £Ora dore luksoze: 52 copëBizhuteri: mbi 35 copëMonedha ari: 32 copëPajisje elektronike:Laptopë: 2iPad: 5Kamera dhe aparate fotografike: 8Sipas SPAK, këto pasuri rezultojnë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe prezumohen se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e këtij grupi.Sendet me vlerë, si ora luksoze, bizhuteritë, monedhat e arit dhe mjetet motorike janë sekuestruar më parë gjatë kontrolleve në banesat e personave të përfshirë, si pjesë e bashkëpunimit me autoritetet belge. SPAK sakaq vijon hetimet për të verifikuar të gjitha burimet e pasurisë së këtij grupi dhe për të identifikuar asete të tjera të mundshme të përfituara nga aktiviteti kriminal

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *