Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës para klubit Rinora4 në Rümlang, afër Cyrihut, ku një 34-vjeçar shqiptar, punonjës sigurie, u ther me thikë dhe u dërgua në spital me plagë të rënda.
Sipas policisë zvicerane, autori i dyshuar është një 26-vjeçar, po ashtu nga Kosova, i cili është arrestuar në kantonin Aargau. Pamjet e publikuara nga “20 Minuten” tregojnë se ngjarja është paraprirë nga një përleshje e dhunshme mes sigurimit dhe disa klientëve të klubit.
Dëshmitarë okularë thanë se gjithçka nisi kur një klient i dehur u përjashtua nga lokali dhe më pas shokët e tij u konfrontuan me rojet e sigurisë. Ata pretendojnë se sigurimi përdori spraj lotsjellës dhe dhunë fizike, ndërsa disa prej tyre kanë pësuar lëndime. Policia ka hapur hetime të plota për zbardhjen e incidentit dhe identifikimin e përgjegjësve.
