Marrëdhënia e acaruar mes Stresit
dhe Jozefin Markut (Jozit) duket se ka marrë fund.
Jozi ka publikuar në Instagram një foto nga një drekë ku shihet në shoqërinë e të atit, disa miqve dhe mes tyre edhe Sali Lushajt, babait të Stresit.
Në mbishkrimin e fotos, Jozi e ka quajtur takimin një “drekë të veçantë mes miqve të përbashkët”.
“Nuk kam asgjë të keqe me Stresin. Ai ka
angazhimet e veta, unë të miat, por gëzojmë
respekt për njëri-tjetrin dhe për familjet. I urojmë çdo të mirë kudo në jetë.”-shkruan ai.
Ky mesazh vjen pasi marrëdhënia e tyre ka kaluar në disa “stacione” tensioni. Tension i cili u shua vetëm me takimin e ndërhyrjen e baballarëve të tyre.
