“SAGA E THEMELUESVE TE PKSH”
Nga Saimir Kadiu
84 vjet më parë… më 8 nëntor 1941, u themelua PKSH
15 komunistë shqiptarë: Enver Hoxha, Qemal Stafa, Ramadan Citaku, Elhami Nimani, Sadik Premte, Vasil Shanto, Kristo Themelko, Pilo Peristeri, Koci Xoxe (i mandatuar per Mbledhjen e Themelimit, por nuk mori pjese pasi u arrestua nga italianet) Anastas Lula, Sotir Vullkani, Koco Tashko,Tuk Jakova, Sotir Lubonja, Perlat Rexhepi, nen bekimin e komunisteve jugosllave Dushan Mugosha (1914-1973) dhe Miladin Popovic (1910-1945), themeluan PKSH.
Ku perfunduan themeluesit e PKSH?
Me perjashtim te Enver Hoxhes, Pilo Peristerit dhe Elhami Nimanit (qe u be edhe ambassador i Titos), te gjithe te tjeret paten nje fat te hidhur: nje pjese u vrane gjate luftes ( Qemal Stafa, Vasil Shanto, Anastas Lula, Perlat Rexhepi), nje pjese u pushkatuan pas luftes ose u burgosen dhe u internuan apo menjanuan si armiq te Partise qe themeluan ose u harruan dhe nuk u permenden.
Vetem Sadik Premte mbijetoi duke u arratisur ne France ku edhe vdiq ne prill 1991 ne Paris.
Pas mbarimit të Luftës, në fillim Enveri eleminoi Koci Xoxen duke e akuzuar si agjent të jugosllavëve. Koçi kishte funksionet më të larta pas Enverit, si nënkryeministër, sekretar organizativ i PKSH etj dhe u pushkatua më 10 korrik 1949.
Më pas rradha i erdhi Kristo Themelkos dhe Sotir Vullkanit që Enveri i hoqi duke i konsideruar si njerëz të Xoxes.
Kristo kishte lindur më 1916 në fshatin Vërnik të Bilishtit (shule) dhe kishte bërë vetëm 5 klasë shkollë. Pasi kishte qenë kapter në ushtrinë e Zogut në Milot, ai ishte lidhur me Grupin Komunist të Shkodrës. Mbas lufte ai u emërua Komisar i Korpusit të Tretë në Berat me gradën gjeneral-major, deri në 1947 kur u bë Drejtor Politik i Ushtrisë. Pas goditjes së Xoxes, Enveri e hoqi si njeri të jugosllavëve (duke qene se ishte edhe me origjinë maqedonase) dhe e caktoi Kryetar të Artizanatit në Tiranë, brigadier për këpucarët, berberët dhe rrobaqepësit.
Kurse Vullkanin i cili kishte qenë ndër komunistët më të vjetër të Grupit të Korçës (pas Koçi Xoxes) pasi punoi disa kohë oficer në prapavijë, Enveri e hoqi pse ai mbrojti Koçin. Vullkani vdiq në Tiranë në 1964.
Më pas Enveri eleminoi dhe Çitakun i cili kishte qenë me Grupin e të Rinjve. Pasi Baca qëndroi disa kohë ambasador në Beograd, Enveri e hoqi dhe dërgoi zv / Ministër për Financat dhe më pas në Bankën e Kursimeve. Çitaku vdiq në 9 prill 1990 dhe në atë kohë të gjithë u habitën, pasi nuk e mendonin se ai njeri ishte gjallë, pasi nga frika e burgosjes Baca nuk kishte dalë kurrë nga shtëpia për vite me rradhë.
Në vitin 1956 Enveri eleminoi dhe Tuk Jakovën (zv. Kryeministër dhe sekretar organizativ i PKSH) pasi në një mbledhje Pleniumi, ai kundërshtpi manipulimin që i ishte bërë në shtëpinë muze të themelimit të Partisë me figurat e udhëheqjes. (Jakova vdiq në burg, pasi nuk e mjekuan).
Në vitin 1960 Enveri eleminoi dhe Koço Tashkon duke e akuzuar si njeri të sovjetikëve. Tashko qëndroi në burg deri në moshën 80 vjeçare dhe vdiq në internim në kampin e fshatit Adriatik afër Mamurrasit.
Të vetmit anëtarë të mbledhjes së PKSH që mbetën pa u goditur nga Enveri ishin Pilo Peristeri dhe Elami Nimani.
Ndersa Sotir Vani Lubonja u menjanua gradualisht aq sa edhe u harrua dhe kurre nuk u permend si themelues i PKSH.
Nga Peristeri nuk i vinte asnjë e keqe Enverit, dhe ai e la atë formalisht në funksionin e kandidatit të Byrosë Politike dhe Drejtor të Uzinës Traktori, pasi puna kryesore e Pilos ishte që të fliste në përvjetorët e Partisë për gjenialitetin e Enver Hoxhës.
Ndërsa Elhami Nimani shpëtoi nga goditja e Enverit pasi që në kohën e Luftës, u caktua të punonte në Kosovë dhe nuk u kthye më në Shqipëri.
Elhami Nimani ( Gjakovë, 1917 — 1998), ka lindur në vitin 1917 në Gjakovë. Në vitin 1939 përfundoi Shkollën Normale në Elbasan.
Pas luftës ka mbajtur poste të ndryshme në rajonin e KSA të Kosovës, e më pas drejtor i përgjithshëm i minierës “Trepça” dhe i kompanisë “Jugodrvo”, ndihmës ministër i minierave në Qeverinë e Republikës së Jugosllavisë si dhe ambasador i Jugosllavise.
Nimani vdiq ne vitin 1998 ne Follorine (Greqi) , ku kishte nje shtepi pushimi dhe u varros sipas amanetit te tij ne Beograd.
Nga të gjithë pjesëmarrësit e mbledhjes themeluese të 8 nëntorit të vitit 1941, vetëm Pilo Peristeri mundi që t’i shpëtonte goditjes së Enver Hoxhës, duke rezistuar deri në shëmbjen e regjimit komunist.
Por edhe ai nuk kishte mundur që të shpëtonte “pa u lagur”, pasi e kishte paguar haraçin që në vitet e para të pasluftës. Diku aty nga viti 1946, kur Enver Hoxha nuk e kishte konsoliduar akoma pushtetin e tij të hekurt në Parti ashtu siç ndodhi më vonë, ai i dërgoi njerëz Pilo Peristerit, për t’i kërkuar një deklaratë ku Pilo të dëshmonte, se Enveri kishte qenë pjesmarrës i Grupit Komunist të Korçës që në fundin e viteve ’30. Por Pilo Peristeri u tha njerëzve që shkuan për t’ia kërkuar deklaratën, se nuk mund t’ua jepte dot atë, pasi Enveri nuk kishte qenë me Grupin Komunist të Korçës. Pas kësaj Enveri i dërgoi Pilos një nga njerzit e tij më të afërt, por edhe atij Pilo iu përgjigj negativisht duke i thënë: “Jo bre, s’i të gënjej unë, Enveri nuk ka qenë me Grupin e Korçës”. Pasi Enverit i dështoi edhe tentative e dytë me Pilon, ai dërgoi njerëz për ta marrë deklaratën pranë Sotir Vullkanit, por edhe Sotiri nuk pranoi që ta jepte atë deklaratë, duke dhënë të njëjtën përgjigjie si Peristeri. Pas kësaj, Enveri u hakmorr ndaj Peristerit e Vullkanit duke i shkarkuar ata nga funksionet që mbanin. Sotir Vullkanin e arrestuan gjoja për armëmbajtje pa leje dhe në vitet që pasuan atij i arrestuan dhe i burgosën për vite me rradhë edhe djalin e tij. Por inatin më të madh Enveri e kishte me Pilon, të cilin si fillim e dërgoi në Kuçovë, gjë e cila i shkaktoi atij edhe një problem të madh familjar. Pilo qëndroi në Kuçovë deri në atë kohë që pranoi të jepte deklaratën për Enverin dhe pas asaj ai u rehabilitua dhe u soll përsëri në Tiranë.
Pilo Peristeri ishte i mbijetuari i fundit midis themeluesve te PKSH. Vdiq me 5 gusht 2009 ne moshen 100 vjecare.
Dokumentet e Mbledhjes Themeluese u sekuestruan nga policia fashiste italiane së bashku me materiale të tjera, më 4 maj 1942, në një nga bazat e fshehta të PKSH-së në Tiranë, në shtëpinë e Zef Ndojës.
Dhe kjo eshte nje nga aresyet e mjegulles shumevjecare lidhur me emrat e themeluesve te PKSH.
