Rrëzimi i pemëve dhe përmbytjet vështirësojnë qarkullimin në disa zona të vendit.

Rrëzimi i pemëve dhe përmbytjet vështirësojnë qarkullimin në disa zona të vendit.

Ndryshimi i motit ka prekur disa qytete të vendit, duke sjellë reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Në Elbasan, situata është rënduar veçanërisht në rrugën Janaq Kililica, ku disa pemë janë rrëzuar në mes të rrugës, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Ndërkohë, në Gramsh janë regjistruar përmbytje si pasojë e shiut dhe breshërit. Uji ka bllokuar disa segmente rrugore, duke krijuar vështirësi për banorët dhe drejtuesit e mjeteve.
Autoritetet vendore ndodhen në terren për të normalizuar situatën, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë qarkullimit.
