
Sako votoi në vendlindjen e tij në Nivicë dhe u kërkoi qytetarëve të shprehin vullnetin e tyre të lirë
Në Tepelenë, ku sot po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale, kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë, Gramoz Sako, ka ushtruar të drejtën e votës në Nivicë të Kurveleshit, vendlindjen e tij.
Pas votimit, ai u bëri thirrje banorëve të bashkisë të marrin pjesë në proces dhe të shprehin vullnetin e tyre në mënyrë të lirë dhe të qetë. Sako theksoi se pjesëmarrja është një përgjegjësi qytetare që ndikon drejtpërdrejt në drejtimin e ardhshëm të bashkisë.
Kandidati socialist ka deklaruar se pret një proces të rregullt dhe të qetë, ndërsa ka kërkuar mobilizim më të madh gjatë orëve në vijim për të rritur pjesëmarrjen në votime.
