
Vajzat e familjes Kardashian-Jenner u shfaqën me veshje glamour, ndërsa festa u mbajt në super-vilën e Jeff Bezos, me të ftuar nga Hollywood dhe familja mbretërore britanike
Kim Kardashian, Kylie Jenner dhe Kendall Jenner u bashkuan fundjavën e kaluar për të festuar ditëlindjen e 70-të të nënës së tyre, Kris Jenner, në një festë të organizuar në super-vilën e miliarderit Jeff Bezos në Beverly Hills. Festa kishte tematikë “James Bond” dhe u karakterizua nga luks, elegancë dhe një listë të ftuarish me emra të mëdhenj të showbiz-it dhe botës globale.
Kim Kardashian, 45 vjeç, u shfaq me një veshje dy-pjesëshe me gurë shkëlqyes dhe një fund të gjatë, duke theksuar linjat e saj, ndërsa make-up-i me nuancë vjollcë i jepte pamjes një shkëlqim të veçantë.

Kylie Jenner publikoi në rrjete një video me veshjen e saj të bardhë me prerje të theksuara

Ndërsa Kendall Jenner zgjodhi një fustan të kuq sateni, duke u fotografuar krah Hailey Bieber.

Festa mbledhi një sërë personalitetesh të njohura. Në listën e të ftuarve ishin Meghan Markle dhe Princi Harry, të cilët morën pjesë në eventin e Kris Jenner. Ndër yjet e tjerë të pranishëm ishin Mariah Carey, Oprah Winfrey, Gayle King, Adele, Sarah Paulson, Naomi Watts, Justin Bieber dhe shumë të tjerë.
Vetë Kris Jenner u pa të mbërrinte e shoqëruar nga partneri i saj Corey Gamble. Ajo kishte veshur një fustan të kuq të gjatë, me detaje dramatike dhe doreza të gjata të zeza, kombinim që përputhej me temën elegante të mbrëmjes.

Në ambientet e festës u shfaqën tavolina pokeri dhe elementë të tjerë të frymëzuar nga filmat e 007, duke e kthyer eventin në një mbrëmje të stilit glamour klasik hollywoodian.
Ngjarja konsiderohet si një nga festat më të komentuara të vitit në Hollywood, duke rikthyer sërish në qendër vëmendjen e publikut familjen Kardashian-Jenner.
