
Ish-banoria e BBVA publikon foto me lule dhe tortë të personalizuar, ndërsa ndjekësit presin të zbulohet “personi misterioz”
Heidi Baci ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj pas disa postimeve të fundit në Instagram, duke lënë të kuptohet se në jetën e saj mund të ketë filluar një lidhje e re. Në imazhet e publikuara, ajo shfaqet me një buqetë të madhe lulesh dhe një tortë me dedikim personal, të përgatitur me kujdes dhe detaje romantike.
Heidi shfaqet e emocionuar dhe e buzëqeshur, ndërsa në mbishkrimin e postimit shkruan: “Ti më bën të ndjehem e veçantë. Faleminderit”, pa zbuluar identitetin e personit që i ka bërë surprizën.
Pavarësisht interesit të madh nga ndjekësit, ajo ka zgjedhur ta mbajë private këtë pjesë të jetës së saj. Megjithatë, mënyra se si janë prezantuar dhuratat dhe atmosfera e krijuar në foto kanë shtuar dyshimet se bëhet fjalë për një fillim marrëdhënieje.
Fansat po presin nëse Heidi do të vendosë ta konfirmojë së shpejti lidhjen ose nëse kjo romancë do të mbetet për momentin larg syrit të publikut.
