
KQZ publikon përditësimin më të fundit nga procesi në Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat
Procesi i votimit në pesë bashkitë ku po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vijon pa incidente dhe me pjesëmarrje në rritje. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi të dhënat e orës 13:00, ku vërehet një ritëm më aktiv i votimit sidomos në Mat dhe Tepelenë.
Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, pjesëmarrja deri në këtë orë është si vijon:
Mat: 28.52%
Tepelenë: 24.44%
Cërrik: 18.20%
Berat: 12.69%
Vlorë: 8.40%
Në total, qendrat e votimit po vijojnë punën normalisht, ndërsa pritet që fluksi i votuesve të rritet në orët e pasdites, kur tradicionalisht më shumë qytetarë dalin për të ushtruar të drejtën e tyre.
Procesi i numërimit do të nisë menjëherë pas mbylljes së votimit, ndërsa KQZ ka bërë thirrje për qetësi dhe respektim të procedurave.
