Gazetarja Lala: Gilmando Dani drejtonte grupin e Shullazit, dikush nga brenda e ka tradhëtuar
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje mbi atentatin e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në vendin e njohur si rrethi pranë aeroportit të Rinasit, ku ku u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathë i Emiljano Shullazit dhe u plagos, agjenti i AMP, Muçi Shaljani (Sheqeri).
E ftuar në studion e News24, Lala tha se shënjestra e atentatit ka qenë Gilmando Dani i cili ishte liruar nga burgu një vit më parë, në tetor 2024 dhe jetonte në një pjesë më të madhe të vitit në Spanjë.
Gazetarja theksoi më tej se ai është pritur nga një automjet i bardhë në pronësi të Elvis Kosovës që njihet si Visi i garave në Tiranë nga një mik i tij që në fakt është agjent i mbikqyrjes policore Muçi Shaljani.
Lala më tej ka sqaruar se atentatorët zgjodhën një zonë të sigurt si Rinasi dhe mund të ketë patur dhe informatorë që kanë lajmëruar se Gilmando Dani ka dalë jashtë aeroportit.
