Vetëm tani është bërë e mundur largimi me karrotrec nga vendngjarja automjeti me të cilin udhëtonte viktima e atentatit në Rinas, Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe miku i tij shofer, Muçi Shaljani alias Sheqeri.
Automjeti me targa AB 099UO, ka rezultuar në pronësi të Elvis Kosovës, të cilit disa muaj më parë i është vendosur një tritol në garazhin në Tiranë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 menjëherë pasi viktima dhe i plagosuri mbërritën nga Barcelona ku ishin larguar në datën 7 nëntor.
Në momentin kur janë nisur drejt Tiranës me automjetin tip Benz me targa AB 099UO, autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash, ku Gilmando Dani, që ishte pasagjer, ka humbur jetën në vend ndërsa shoferi Muçi Shaljani (Sheqeri) ka mbetur i plagosur rëndë.
