Nga 1 janari paga minimale do të shkojë deri në 500 euro ndërsa deri në fund të mandatit pritet të rritet me 700 euro. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama, gjatë dëgjesës për pr.buxhetin 2026 me banorët e njësisë nr.5.
Rama tha se punëdhënësit do të duhet që ti japin punonjësve paga minimale nga janari 500 euro. Sigurimet do ti mbulojë qeveria. Paga minimale do të rritet dhe ne se mbrojmë këtë mandat pa e çuar në 700 euro pagën minimale
“Nga 1 janari 2026 paga minimale në sektorin publik dhe privat dhe në çdo kompani dhe dyqan paga minimale do të jetë 500 euro. Në mënyrë që punëdhënësit të marrin kohë për të sistemuar këtë rritje 9 muajt e parë sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore të atyre që e kanë nën 500 euro do ti paguajë qeveria. Punëdhënësit do të duhet që ti japin punonjësve paga minimale nga janari 500 euro. Sigurimet do ti mbulojë qeveria.
Paga minimale do të rritet dhe ne se mbrojmë këtë mandat pa e çuar në 700 euro pagën minimale. Edhe kur vjen puna tek paga minimale fillojnë llafet, po jo ai ca mi jep kështu dhe ca ashtu, ka punëdhënës që hyjnë në hak të atyre të cilët punojnë që ata të pasurohen.
