Kryeministri Edi Rama foli nga konferenca e përbashkët me homologen italiane Giorgia Meloni për marrëveshjen për qendrat e emigrantëve.
Rama u shpreh se edhe nëse do të kthehej pas në kohë, do ta bënte të njëjtën gjë sërish, por vetëm me Italinë.
Ai shtoi se kur është pyetur nga vende të tjera për të bërë të njëjtën gjë, ka thënë “Jo”, me arsyetimin se ato vende thjesht nuk janë Italia.
Rama theksoi se Shqipëria ndihet pjesë përbërëse e këtij vendi.
“Më bëhet e njëjta pyetje dhe më thoni nëse do kisha bërë të njëjtën gjë nëse do kthehesha pas. Me Italinë unë do ta bëja 100 herë edhe pse 100 herë do ishit kudnër. Me vende të tjera kurrë dhe këtë ja kam thënë vendeve të tejra dhe kur më pyesin pse u them sepse ju nuk jeni Italia. Ne jemi gati për t’uy përgjigjur po Italiase sepes ndihemi pjesë përbërëse e këtij vendi”, tha Rama.
