Biznesmeni, Luftar Hysa është shtuar në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Grupi, Hysa akuzohet për Në njoftim thuhet se, Departamenti i Thesarit i SHBA-së dhe Rrjeti i Zbatimit të Krimeve Financiare (FinCEN), në koordinim me Qeverinë e Meksikës, kanë sanksionuar sot Grupin e Krimit të Organizuar Hysa dhe një seri kompanish të lidhura me lojërat e fatit në Meksikë për pastrim parash dhe lidhje me kartelin e drogës Sinaloa.
Grupi i Krimit të Organizuar Hysa (HOCG) përfshin anëtarët e familjes Hysa: Luftar, Arben, Ramiz, Fatos dhe Fabjon. Sipas njoftimit, ata kanë përdorur biznese të ndryshme, përfshirë kazino dhe restorante luksoze në Meksikë dhe Evropë, për të pastruar të ardhurat nga trafiku i narkotikëve.
Por kush është Luftar Hysa?
Emri i Biznesmeni Luftar Hysa, bashkë me tre vëllezërit e tij është përmend nga mediat meksikane si i lidhur me kartelin e drogës Sinaloa, kartelin më të fuqishëm në Meksikë. Në 4 tetor të vitit 2020, vizitoi zyrën e kryeministrit Edi Rama nën shoqërinë e deputetit gjerman të CDU-CSU, Mark Hauptmann dhe Dorian Duçkës, që në atë kohë ka qenë këshilltar i kryeministrit për investime nga jashtë.
Duçka, i njohur si Personi B në aktpadinë e drejtësisë amerikane kundër ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal, ka shërbyer me sa duket si pika ndërlidhëse mes Hysës dhe kryeministrit. Charles McGnigal e ka pranuar fajësinë, si në ‘dosjen ruse’ dhe atë ‘shqiptare’ dhe prêt të marrë dënimin në shkurt të vitit të ardhshëm.
Çfarë raportonte mediat meksikane?
Në artikullin e medias meksikane, El Universal shkruhej se lideri i kartelit Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa. Katër vëllezërit janë ortakë me Besnik Lulajn, pronarin e Marina Bay në Vlorë.
Pra, katër shqiptarët zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo në të cilat pastrojnë miliona dollarë nga krimi i organizuar, së bashku me avokatë. Përveç kësaj, ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato, në investime të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit, ku ortak kanë Lulajn.
Grupi i krimeve të rënda (HOCG), i cili përfshin anëtarët e familjes Luftar, Arben, Ramiz, Fatos dhe Fabjon Hysa, ka përdorur investime në bizneset meksikane për të pastruar të ardhurat nga trafikimi i narkotikëve. Grupi thuhet se vepron me pëlqimin e Kartelit Sinaloa.
Sipas zyrtarëve të Thesarit, Luftar Hysa, i cili lëviz midis Meksikës dhe Kanadasë, është shfaqur në mediat publike si një anëtar kryesor i familjes. Ai dhe anëtarë të tjerë të familjes kanë punuar me një person amerikan për të transferuar para të mëdha nga Meksika në Shtetet e Bashkuara për qëllime pastrimi parash.
Sanksionet synojnë kompani të shumta të lidhura me rrjetin Hysa, përfshirë Entretenimiento Palmero, SA de CV, e cila është në pronësi të Arben Hysës dhe konsiderohet qendrore për operacionet e grupit. Shtetasi meksikan Gilberto Lopez Lopez dhe shtetasja shqiptare Eselda Baku (vajza e Ramizit) janë gjithashtu të përmendura në sanksione.
Ky veprim bllokon të gjitha pronat dhe interesat e personave të përcaktuar në SHBA dhe ndalon transaksionet që i përfshijnë ata nga persona amerikanë ose brenda Shteteve të Bashkuara./Dosja.al
