Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Krastës, ku rreth orës 19:00 banorët kanë lajmëruar policinë pas identifikimit të një trupi të pajetë në ujërat e lumit Shkumbin.
Menjëherë pas njoftimit, forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa janë njoftuar edhe palombarët. Për shkak të errësirës, ata nuk kanë mundur të ndërhyjnë, por në operacion janë përfshirë 7 efektivë zjarrfikës dhe 10 efektivë policie, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi.
