Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe çështjen e 21 janarit. I ftuar në emirionin ‘‘Real Story’ në ABC News, Rama theksoi se 21 janari është barra më e madhe e mosarritje së drejtësisë dhe se nuk e di nëse janë përpara një zhvillimi që do të sjellë drejtësi për ngjarjen. Nër të tjera Kryeministri Theksoi se se 21 janari është test për drejtësinë, por ndërkohë ccdo përvjetor ulin kokën të turpëruar përpara familjarëve të viktimave.
Pjesë nga intervista:
Sokol Balla: Nesër, që është e premte, SPAK-u ka thirrur Sali Berishën për çështjen e 21 janarit
Edi Rama: Le të thërrasë kë të dojë dhe të bëjë atë që sheh të arsyeshme. Nuk më intereson fare t’ju them të drejtën se kë thërret dhe kë pyet në kuptimin që të marrë pjesë në këto ndodhira sikur janë ngjarje që duhet të merremi të gjithë më këto ngjarje.
Sokol Balla: Me 21 janarin duhet të merresh…
Edi Rama: Po ta them në terësi, jeta e vendit nuk është SPAK-u dhe kush thirret në SPAK. Ajo është jeta e SPAK-ut dhe jeta e vendit ka 1 mijë gjëra të tjera dhe unë personalisht jam i ngarkuar të merrem me disa qindra nga ato 1 mijë gjërat e tjera. Punët janë të ndara. Përsa i përket 21 janarit, siç thotë dhe një fjalë e urtë më mirë vonë sesa kurrë. Por nuk e di nëse jemi përpara një zhvillimi që do të sjellë drejtësi për ngjarjen apo jemi në një moment ku kemi të bëjmë me një episod dhe pastaj zvarritja e drejtësisë për 21 janarin do të vazhdojë.
Gjithsesi 21 janari është barra më e madhe e mos arritjes së drejtësisë që të tregojë se vërtetë është e aftë dhe e gatshme të ngrihet në një lartësi tjetër të merret me gjëra të mëdha, të merret me krime te mëdha, të merret me faje të mëdha që vendosin strandarde dhe që vendosin gurë të mëdhenjë në këtë rrugë. Kështu që shpresoj shumë që të jetë një fazë e re dhe finale e procesit dhe të mos jetë një episod për atë spektaklin e parakalimeve aty para SPAK-ut tek stacioni i trenit që është bërë një shëmti e madhe më vete.
Sokol Balla: A është 21 janari një test dhe për drejtësinë e re?
Edi Rama: 21 janari është test që është aty dhe që ka vite që është aty dhe të vrarët e 21 janarit rrotullohen në varr sa herë që vjen data. Ndërkohë që ne që jemi mbi tokë akoma ulim kokën sepse ndihemi të turpëruar që nuk kemi më se çfarë fjalësh të themi ku ndërkohë që krimi bën ‘mu’ dhe përgjegjësit për ato vrasje vijnë vërdallë dhe bëjnë moral nga mëngjesi deri në darkë.
