Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja e pensioneve do të jetë një nga prioritetet kryesore të mandatit të katërt të qeverisë, ndërsa angazhimet financiare për këtë reformë janë përfshirë tashmë në projektbuxhetin afatmesëm.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja e pensioneve do të jetë një nga prioritetet kryesore të mandatit të katërt të qeverisë, ndërsa angazhimet financiare për këtë reformë janë përfshirë tashmë në projektbuxhetin afatmesëm.
“Kryelajmi është vendosja e pensioneve në fokusin e mandatit të katërt dhe të angazhimit financiar në buxhetin afatmesëm për të arritur objektivat ambiciozë të shpallur paraprakisht kur kërkuam mandatin e katërt. E thënë ndryshe, për çuarjen e pensionit mesatar të plotë në zonat urban 400 euro dhe pensionit mesatar në zonat rurale 180 euro”, deklaroi Rama.
Kryeministri nënvizoi se ky proces ecën paralel me rritjen e pagave në administratë dhe në sektorët e tjerë, një rritje e konsiderueshme që do të hyjë në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm.
Ai kujtoi se paga minimale, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, do të jetë jo më pak se 500 euro, duke garantuar se askush në Republikën e Shqipërisë nuk do të paguhet nën këtë nivel.
Rama theksoi se rritja e pensioneve dhe pagave synon të përmirësojë standardin e jetesës dhe të forcojë mbështetjen sociale për qytetarët në vitet në vijim.
“Po ashtu lajmi për pensionet është pasuar nga lajmi për rritjen e pagave, një rritje e konsiderueshme dhe e shtrirë në të gjithë sektorët, e diktuar nga rritja e premtuar e pagës minimale. Nga janari i vitit që po troket, kur paga minimale në sektorin publik dhe atë privat, pra kur ligji t’a sanksionojë në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro”, theksoi Rama.
