Sulmuesi kuqezi, Arbër Hoxha u ndal të fliste pak para ndeshjes ndaj Anglisë.
“E dimë që Anglia nuk ka ekip të dytë, ata kanë kualitet, edhe besoj që do të jetë një ndeshje e vështirë, por unë besoj te grupi jonë dhe shpresoj që të dalim me rezultat pozitiv.
“I falenderoj shqiptarët që na mbështetën në atë ditë historike që arritëm play-off e Kupës së Botës dhe shpresoj që në mars të arrijmë në vend në Botëror”- tha Hoxha për Klan.
Kujtojmë që Shqipëria ka prerë një biletë për në Play Off të Botërorit.
