Kjo e dielë ka zgjidhur shumë enigma sa i takon rrugëtimit të Shqipërisë dhe Kosovës në Play Off të Botërorit. Nuk do të ketë një përballje direkte mes kuqezinjve dhe dardanëve, pasi ty dyja do të bëjnë pjesë në vazon e 3-të, çka do të thotë se është e pamundur të “përplasen”.
Triumfi i Irlandës ndaj Hungarisë dhe humbja e ekipit të Sylvinhos ndaj “3 luanëve” kanë hedhur poshtë të gjitha hipotezat.
FIFA do të publikojë renditjen zyrtare më 19 nëntor, ndërsa një ditë më vonë, më 20 nëntor në Nyon, Shqipëria dhe Kosova do të mësojnë rivalët e Play Off.
