Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos gjatë konferencës së përbashkët e vlersoi Kryeministrin Edi Rama si udhëheqësin që sheh nga e ardhmja. Ajo theksoi se BE-së i duhen partnerë që mund të mbështetet dhe sipas saj, Shqipëria është një prej tyre.
“I dashur Edi, ju jeni udhëheqësi që shihni nga e ardhmja. Ne na duhen partnerë që mund të mbështetemi dhe Shqipëria është një prej tyre. Shqipëri vazhdo kështu, ne po përgatisim një shtëpi për ju në Evropë, kemi çelur të gjithë grupkapitujt.”, u shpreh Marta Kos
