Banorët e 4 fshatrave të Vlorës protestojnë para SPAK.
Në paditë e tyre ata pretendojnë për shpronësimin e paligjshëm të pronave.
Konkretisht mësohet se 200 banorë të Tragjasit kanë kallëzuar sot në SPAK, zyrtarë të Qeverisë, biznesmenë dhe persona të tjerë që janë implikuar në tjetërsimin e pronave të tjera, duke rrëmbyer sipërfaqet e tokave në Orikum dhe Tragjas.
