
Rreth 300 demokratë nga qarku i Vlorës janë nisur sot drejt Tiranës për t’u bashkuar me protestën e paralajmëruar nga opozita. Të dhënat e degëve lokale të Partisë Demokratike tregojnë se rreth 200 pjesëmarrës vijnë nga qyteti i Vlorës, ndërsa rreth 100 të tjerë nga bashkitë Selenicë dhe Himarë.
Ndryshe nga protestat e mëparshme, këtë herë nuk është organizuar transport me autobusë. Pjesa më e madhe e qytetarëve po udhëtojnë me mjetet e tyre personale, ndërsa ata që nuk disponojnë automjet janë organizuar në mënyrë të pavarur me ndihmën e simpatizantëve të tjerë.
Regjistrimet për pjesëmarrje janë kryer në degët e PD në gjithë qarkun, me qëllim koordinimin e nisjes drejt Tiranës për tubimin e sotëm. Protesta pritet të shënojë një ndër daljet më të mëdha të opozitës gjatë muajve të fundit.
