
Temperamenti i tij në fushë ndez debat të ri në rrjetet sociale
Travis Kelce, ylli 36-vjeçar i Kansas City Chiefs, e nisi ndeshjen kundër Denver Broncos me një arritje të madhe; thyerjen e rekordit të tij personal për numrin më të lartë të touchdowneve. Por momenti i lavdisë u kthye shpejt në polemikë.
Gjatë një aksioni, cornerbacku kundërshtar Ja’Quan McMillian u përplas mbi kokën e Kelcet dhe e shtyu atë në tokë. Reagimi i menjëhershëm i Kelcet, një përballje agresive helmetë u bë menjëherë viral, duke nxitur kritika për temperament shpërthyes.
Pamjet e dy lojtarëve, Kelce 1.96 m dhe McMillian 1.78 m, ndezën komentet në rrjet. “Travis Kelce kërkon ballë për ballë vetëm me ata më të shkurtër se vetja,” shkroi një përdorues në X, ndërsa të tjerë risollën momentin e famshëm kur Kelce u përplas me trajnerin Andy Reid gjatë Super Bowl.
Polemikat vazhduan edhe pas ndeshjes. Kelce refuzoi të fliste me mediat dhe e mbylli shkurt çdo tentativë për pyetje rreth rekordit: “Nuk më intereson aspak tani,” deklaroi ai, duke i lënë gazetarët pa koment dhe duke shtuar një tjetër shtresë tensioni në debatin rreth sjelljes së tij në fushë.
Aktualisht, lojtari i njohur i Chiefs nuk ka komentuar më tej për incidentin, ndërsa diskutimet në rrjetet sociale vijojnë të shpërthejnë.
