Ervin Salianji, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u diskutua për protestën e parë të opozitës, në ciklin e protestave që ka nisur dhe i quan “Foltore”.
Salianji debatoi me analistët për pjesëmarrjen e ulët dhe faktin që opozita nuk ka ide dhe nuk ngjall shpresë.
Debati:
Enton Abilekaj: Problemi është i të gjithëve ne, por përgjegjësia është e juaja. Ne kemi një problem dhe e shprehim por përgjegjësia është juaja. Nëse nuk e ushtroni dot, më mirë ikni, lini dikë tjetër.
Ervin Salianji: Prandaj po them, PD, po e marr përgjegjësinë, nuk kam ndonjë funksion të lartë, nuk kam qenë organizator, përgjegjësia është e opozitës, nuk është se jam i pamundur të ndërtoj narrativën për të folur aty, shumë më shumë se edhe këto që thamë përgjysëm, por jemi në kushtet kur nuk themi dot po shkëlqejmë, kemi problematika që duhen zgjidhur, por jo të shfokusohemi ndaj skandaleve. Ne duhet të kishim mesazhe të përqëndruara. Është kapur kryeministri në korrupsion, 50 mln euro aty, 60 mln aty, e me rradhë. Këto dalin se zihen me njëri tjetrin kush të marrë më shumë para. Kemi përgjegjësi, duhet ta lexojmë mirë reagimin e demokratëve. Ne duhet të ishim në kushtet e revoltës, për të folur. Nëse kjo është edhe platforma e parë, por kur është formë e dhënies së mundësisë së qytetarëve për të folur, është pak e ndryshme.
Andi Tela: Kur thua revoltë, kush i bashkëngjitet? Mungesa e njerëzve, është mungesë besimi.
Ervin Salianji: Unë di ta lexoj edhe nervin edhe logjikën e opozitarëve, është e vështirë që të dalë një demokrat për një protestë të butë sesa për një revolt. Këtu ka patur rast kur zv. kryeministri u dorëhoq, zoti Meta. E patë Ramën me hunj e me drru atje, ti kishin ndodhur këto PD-së, e di çfarë bënte PS? Po ti thuash qytetarëve do të dalim në revoltë, ta shohësh se si do të jetë. Rama në Tiranë 48% ka marrë.
Ergys Mërtiri: Ju u ulët në tavolinë me Ramën dhe bëtë kodin që pëlqente ai.
Andi Tela: Keni bërë ju çdo lloj proteste dhe më keq është.
Ervin Salianji: Duhet të ndajmë protestat dhe aksionet dhe gabimet e drejtuesve. Çadra prodhoi largimin e 6 ministrave atëherë, pas 100 ditësh, e detyroi Ramën të ulej në marrëveshje për qeveri teknike. Pse fajin protesta e ka që ulet ai me Ramën? Pse 2019 kur u lanë mandatet?
Andi Tela: Them protesta.
Enton Abilekaj: E vetmja gjë e mirë aty ishte që Basha mësoi të këndojë himnin…
