Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për largimin e saj nga Partia e Lirisë.
Kyemadhi tha se njerëzit që rrethonin Metën, e futën në paranojë kundër saj, duke përmendur Haxhinaston si një nga personat që i ka thënë Metës se kompjuterat e Kryemadhit e përgjonin.
Po kështu, sipas Kryemadhit, Metës i është thënë në mënyrë të gënjeshtërt se ajo po bashkëpunonte me SPAK kundër tij.
Kryemadhi foli edhe për deputetët e PL, të cilët i cilësoi si të paaftë, ndërkohë për Tedi Blushin tha se flet në televizion paradite, që ta shohë Meta nga televizori i burgut.
