Bashkëshortja e Sulo Halilit ka rrëfyer detaje nga biseda e fundit që ka pasur me të, pak para se ai të gjendej i lidhur me pranga dhe i djegur brenda një automjeti në Greqi, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik. Në një intervistë në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, tregoi se nuk ishte në dijeni të ndonjë konflikti që bashkëshorti mund të ketë pasur, ndërsa theksoi se njohja e tyre kishte ardhur përmes mblesërisë.
Gjatë dëshmisë së saj, gruaja kujtoi edhe një episod të ndodhur katër vite më parë, kur daja i ish-partnerit të saj, me të cilin ajo kishte jetuar para se të lidhej me Sulon, e kishte telefonuar dhe e kishte kërcënuar. Megjithatë, ajo nuk e lidhi drejtpërdrejt këtë ngjarje të së shkuarës me rrethanat e vrasjes së bashkëshortit.
“Më ka njohur kushëriri me mblesëri me Sulon. Kisha dy vite më parë që kisha pasur një bashkëjetesë. Daja i djalit që kam bashkëjetuar unë, e kërcënoi, por çdo gjë e bëra me mirëkuptim. Isha e ndarë dhe jetoja në një vend ku punoja. Isha tre muaj e ndarë, ishte e gjitha me mirëkuptim. Nuk e di nëse ka gisht daja i ish- të dashurit tim. Atë ditë që humbi erdhi nga puna, hëngrëm drekën.
Unë i thash do nxjerrim fëmijët. Ok tha, por do fle pak. Më pas më tha; do iki diku për të nxjerr patentën, se do e merrte me lekë. Shoku që e shoqëroi është shqiptar. Ai tha; më tha prit këtu dhe nuk erdhi më. Ai ishte i gëzuar, ishte shumë mirë. Punonte në ndërtim. Mirë ishim financiarisht. Unë nuk punoja, se kam djalin 1 muajsh dhe vajzën 3 vjeçe. Kur iku ishte i gëzuar, nuk kishim asgjë. S’më la përshtypje për asgjë. E mora në telefon dhe më tha;
Shkova në destinacion, në Thiva. Më tha; ik ik se flasim. Shoku më tha; u ktheva me makinë tjetër. Makina e shokut u gjet në një kalceto. Trupi u gjet pak më larg, se di sa. Daja i ish-të dashurit tim e ka kërcënuar para 4 vitesh, nuk ishim shqetësuar. Më ra si bombë. Nuk e di se si ndodhi. Se besoj se është marrë me diçka të keqe, se nuk kishim lekë në shtëpi. Nuk është se dyshoj se shoku i tij, më duket djalë i qetë, se di. Po të kapa do të djeg me benzinë, kështu i tha daja i ish- të dashurit tim Sulo”, tha ajo.
