Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA voton 427 me 1 për të detyruar Departamentin e Drejtësisë të publikojë të gjitha dosjet për abuzuesin seksual, Jeffrey Epstein.
Projektligji dypartiak tani duhet të kalojë një votim në Senat përpara se Presidenti Donald Trump ta nënshkruajë dhe ta bëjë ligj.
Më herët, të mbijetuara të Epstein-it folën në një konferencë shtypi në Kapitolin e SHBA – Annie Farmer tha se ato kanë vuajtur “tradhti institucionale” për vite me radhë.
Duke folur krah të mbijetuarave, kongresmenja republikane Marjorie Taylor Greene kritikoi ish-aleatin e saj Trump dhe tha se çështja Epstein e ka “çarë Magan përbrenda” (lëvizjen Make America Great Again të Trumpit).
Donald Trump u bëri thirrje anëtarëve të partisë së tij të votonin për publikimin e dosjeve, pasi kaloi javë të tëra duke pretenduar se votimi ishte një shpërqendrim i nxitur nga Partia Demokratike.
Kjo vjen pasi mbi 20 mijë faqe dokumentesh, disa që përmendin Trumpin, ishin grupi më i fundit i materialeve të publikuara javën e kaluar.
Trump ka thënë më parë se i ndërpreu marrëdhëniet me Epstein shumë vite më parë dhe gjithmonë ka mohuar çdo lidhje me abuzimin dhe trafikun seksual të kryer nga Epstein.
