Sot në orën 13:00 prindërit dhe qytetarë do të mblidhen tek shkolla “Fan Noli” në Tiranë për të përkujtuar një vitorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.
Ata kishin planifikuar të vendosnin një stol përkujtimor si simbol përkujtimi dhe respekti, por Bashkia dhe shkolla refuzuan hapjen e derës dhe ndihmën e punonjësve, duke dhënë shumë justifikime.
Një ngjarje e thjeshtë kujtese po bëhet e vështirë nga institucionet, që hedhin përgjegjësinë nga njëri tek tjetri. Prindërit dhe qytetarët presin tani një përgjigje zyrtare.
