
Autoritetet ukrainase raportojnë për zjarre të shumta në qytet pas përdorimit masiv të dronëve nga forcat ruse.
Një tjetër sulm i rëndë ka goditur Kharkivin gjatë natës, ku forcat ruse përdorën dronë për të sulmuar zonat e banuara në qytetin verilindor. Ministria e Brendshme e Ukrainës konfirmoi se nga goditja janë plagosur 32 persona, mes tyre edhe dy fëmijë.
Sipas autoriteteve ukrainase, dronët shkaktuan disa zjarre, ndërsa ndërhyrja e Brigadave të Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave ka qenë e menjëhershme. Ekipet e shpëtimit punuan për shuarjen e flakëve dhe për transportimin e të plagosurve drejt spitaleve të zonës.
Derimë tani nuk ka raportime për viktima, por situata mbetet e paqëndrueshme. Zyrtarët paralajmërojnë se Kharkivi mund të përballet me sulme të tjera, për shkak të intensifikimit të operacioneve ajrore ruse në këtë rajon.
Hetimet mbi dëmet dhe tipin e dronëve të përdorur vijojnë, ndërsa autoritetet vendore u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë vigjilentë për shkak të rrezikut të vazhdueshëm.
