E krijuar një dekadë më parë si një kompani e cila do të sillte risi në tregun bujqësor, kompania Besa Agro Invest, me aksionet e biznesmenit Bajram Muçaj ka trokitur në gjykatë për të shpallur falimentin.
Kjo kompani me një kapital 485 milionë lekë tashmë kërkon nga gjykata të ndjekë procedurat e falimentit, ndërkohë është caktuar edhe administratori i falimentit.
Ajo që mbetet e paqartë është nëse falimentimi ka ardhur për mungesë likuiditetesh, mosshitje të produkteve në treg apo nga shkaqe të paparashikuara në planin e biznesit. Ndërsa rezulton se edhe tatimet kanë kërkuar vendosjen në sekuestro të aseteve të kësaj kompanie, pasi rezulton se Besa Agro Invest është debitore në sistemin e tatim–taksave.
Ky subjekt pak kohë më parë vizitohej edhe nga anëtarë të qeverisë Rama si një subjekt i suksesshëm e përkatësisht nga ish-ministria e Bujqësisë Milva Ikonomi.
