Komisionerja për Zgjerim të Bashkimit Europian, Marta Kos, zhvilloi sot një takim zyrtar në Kuvendin e Shqipërisë me Kryetarin e Kuvendit, z. Niko Peleshi, për të diskutuar mbi ecurinë e procesit të integrimit europian dhe prioritetet pas çeljes së të gjithë kapitujve të negociatave.
Gjatë takimit, Komisionerja Kos vlerësoi progresin e dukshëm të Shqipërisë në reformat kyçe dhe në përmbushjen e standardeve të BE-së
“Është e lehtë të mbështesësh Shqipërinë për shkak të performancës së lartë. Zgjerimi e bën Europën më të fortë. Shqipëria në vitet e fundit ka bërë një punë të shkëlqyer. Vlerësojmë shumë mbështetjen popullore dhe konsensusin politik e parlamentar për integrimin në BE,” u shpreh ajo.
