Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas kinezë që mashtruan një 30-vjeçar shqiptar duke i marrë kriptomonedhat me vlerë 10,000 euro.
Sipas Policisë, dy kinezët i dhanë fillimisht 10,000 euro të riut në këmbim të kriptomonedhave që ai kishte në llogarinë e tij, por pasi i transferuan monedhat në një llogari në Hong Kong, e mashtruan duke i thënë se transaksioni nuk ishte kryer dhe ia morën sërish paratë.
Gjatë operacionit u sekuestruan 10 000 euro dhe 5 celularë.
Në hetim u vunë edhe tre shtetas të tjerë që dyshohet se ishin të përfshirë në mënyrë të paligjshme në aktivitetin me kriptomonedha.
Policia po vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të lidhur me rastin.
