
Gjatë vizitës në Greqi, ministrja zhvillon kontakte me homologët grekë, diplomatë dhe komunitetin shqiptar.
Ministrja Diella ka marrë pjesë sot në Athinë në aktivitetet e organizuara me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë, ku u bashkua me përfaqësues të politikës greke, diplomatë dhe komunitetin e gjerë shqiptar që jeton në Greqi.
Deputeti socialist Taulant Balla njoftoi se ministrja do të zhvillojë takime me homologët e saj grekë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë së Greqisë. “Bashkë me Ministren Diella sonte në Athinë, në Festën Kombëtare të Shqipërisë, për t’u takuar me ministra të Qeverisë greke, deputetë, ambasadorë dhe shumë motra e vëllezër shqiptarë që jetojnë në Greqi”, shkroi Balla.
Aktiviteti i sotëm synon forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe rritjen e bashkëpunimit institucional mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa pritet që ministrja të zhvillojë disa takime të rëndësishme gjatë qëndrimit në Athinë.
