Në fshatin Rëmenj të bashkisë së Pogradecit, dy banesa janë pjesërisht shembur si pasojë e përmbytjeve, duke i bërë të pabanueshme për banorët. Familjet e prekur kërkojnë ndihmë urgjente dhe strehim, pasi nuk kanë ku të kalojnë natën. Në zonë pritet të mbërrijë kryebashkiaku i Pogradecit për të vlerësuar situatën nga afër.
Prekës ishte apeli i një banori që vuan nga kanceri, i cili deklaroi se nuk kishte ku të qëndronte pas shembjes së banesës së tij, duke nxjerrë në pah pasojat e rëndësishme humanitare të përmbytjeve.
“Bëj kimio, s’kam ku të vete. Ku ti çoj fëmijët unë. I kam lënë te komshinjtë. Jam vet i gjashtë,” tha banori.
