Njëmbëdhjetë persona, përfshirë fëmijë janë plagosur, pas një ari sulmoi një grup nxënësish në një shkollë, afër një zone rurale. Si pasojë e këtij sulmi agresiv, dy persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Mediat e huaja shkruajnë se incidenti ndodhi pasditen e së enjtes në një shteg, në zonën Bella Coola, rreth 700 km në veriperëndim të Vankuverit.
Nëna e një djali 10-vjeçar tha se djali i saj iu afrua aq shumë kafshës saqë madje ia preku edhe qimet. Pastaj, ai u largua për të shpëtuar jetën. Një nga mësueset që shoqëronte grupin e nxënësve u sulmua më rëndë, ndërsa përpiqej të ndërhynte për të shpëtuar nxënësit. Ajo u transportua me helikopter në spital.
Arinjtë njihen si veçanërisht agresivë gjatë kësaj kohe të vitit, pasi përpiqen të ndërtojnë rezervat e tyre të yndyrës para letargjisë. Arinjtë gri në zonë përgjithësisht letargjinë nga nëntori deri në prill ose maj.
