Mjeku kardiokirurg, Edvin Prifti, i cili po përballet me drejtësinë për dkisa akuza në lidhje me aktivitetin e tij në QSUT, solli disa detaje nga procesi hetimor që ai e cilësoi inkuizicion i pastër për qëllime të caktuara ndaj tij.
Kjo, tha Prifti, shpjegohet me faktin se provat që ka depozituar në SPAK në një dosje prej 637 fletësh dhe një peshë 2.8 kg, të dërguara me postë rekomande, nuk gjenden.
“Më kanë akuzuar për pastrim parash pasi në shtëpi kisha një sasi të caktuar parash pa shkelur asnjë ligj.
Fakti është që unë mora 2 auditues në vitin 2021 dhe bëra një auditim të të ardhurave të mia, një dosje me 637 fletë dhe që dorëzohet në SPAK më 13 dhjetor 2021.
Dhe i dërgonim memo, kërkesë për të dërguar letër porosi në banka të ndryshme në Kanada, në bankë në Itali për të kontrolluar lëvizjet, që të merrnin informacion, na thonin se nuk ka intereson për momentin kjo gjë.
Dhe në 8 shkurt 2024 kur përfundojnë hetimet, prokurori më thotë unë s’e kam parë këtë dosje.
Por ai nuk e dinte që kjo dosje 2.8 kg kishte shkuar përmes postës përmes një track number kishte shkuar me rekomande në SPAK dhe ishte protokolluar”, tha mjeku kardiokirurg Edvin Prifti, gjatë intervistës me moderatoren Nisida Tufa në emisionin “Kjo Javë” në News24.
Më tej, mjeku shpjegoi se, me urdhër të gjykatës, është kryer auditi për pasurinë e tij financiare dhe ka rezultuar se burimi i të ardhurave është i ligjshëm, cka ka rrëzuar akuzën e pastrimit të parave.
Edvin Prifti: Nëse ti ofron prova dhe nuk të merren parasysh quhet ligësi jo idiotësi, ose një projekt që ky sistem ka për të targetuar personin për qëllime të caktuara.
Ka një mori të pafundme provash që janë djegur, janë zhdukur. Unë jam ende një person në hetim, dhe smund të flas të pavërteta. Ftoj këdo që mund t’i kundërshtojë.
Më kanë akuzuar për pastrim parash pasi në shtëpi kisha një sasi të caktuar parash pa shkelur asnjë ligj.
Fakti është që unë mora 2 auditues në vitin 2021 dhe bëra një auditim të të ardhurave të mia, një dosje me 637 fletë dhe që dorëzohet në SPAK më 13 dhjetor 2021.
Dhe i dërgonim memo, kërkesë për të dërguar letër porosi në banka të ndryshme në Kanada, në bankë në Itali për të kontrolluar lëvizjet, që të merrnin informacion, na thonin se nuk ka intereson për momentin kjo gjë.
Dhe në 8 shkurt 2024 kur përfundojnë hetimet, prokurori më thotë unë s’e kam parë këtë dosje,. Por ai nuk e dinte që kjo dosje 2.8 kg kishte shkuar përmes postës përmes një track number kishte shkuar me rekomande në SPAK dhe ishte protokolluar.
